Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar ekipet gjilanase, FC Drita dhe SC Gjilanin, në Antalya të Turqisë, ku po zhvillojnë fazën përgatitore për sezonin pranveror.
Ai theksoi se kjo është hera e parë që komuna mbështet klubet duke u lehtësuar një pjesë të barrës financiare.
Hyseni ritheksoi përkushtimin për zhvillimin e sportit në qytet, duke theksuar se pavarësisht sfidave dhe pengesave, mbështetja për futbollin do të vazhdojë.
Postimi i plotë:
SC Gjilani – Klubi i qytetit
FC Drita – Klubi i qytetit
Në Antalya vizitova FC Dritën dhe SC Gjilanin, të cilët ndodhen në fazën përgatitore. Kjo është hera e parë që komuna mbështet klubet dhe u lehtëson një pjesë të barrës financiare.
Jemi të përkushtuar të punojmë për zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Pavarësisht pengesave, inateve dhe barrierave që na dalin përpara, ne do të vazhdojmë!
Forca Gjilan! 💪🏻❤️🤍
Forca Drita! 💪🏻💙🤍
#përGjilaninqëduam #SCGjilani #FCDrita