Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim, Viola Shala, deputete e Kuvendit të Rinjve të Kosovës, me të cilën kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në shumë fusha të ndryshme për të rinjtë.
Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë dakord, që ky bashkëpunim të rritet në të ardhmen, me qëllimin që të rinjtë të mësojnë sa më shumë për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009, dhe qëllim kryesor ka aktivizimin e potencialit rinor dhe rritjen e fuqisë së rinisë në vendimmarrje.
Përveç në nivelin qendror, kjo organizatë ka të hapura edhe disa degë nëpër komuna në nivel të vendit.