Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga togerja Jillian Stein dhe rreshteri i klasit të parë Laurance McGraw.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit ushtarak pos që kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, ata kanë shfrytëzuar rastin për ta uruar kryetarin Haliti për rizgjedhjen e tij.
Ndërkaq, kryetari Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë ekipë edhe në katër vitet e ardhshme, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.