Gjilan, 15 qershor 2017 – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje më të suksesshmit e vitit 2016/2017 në sektorin e rinisë, në kuarër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Gjilanit.
Fatlum Agushi është nderuar me mirënjohje si vullnetari i vitit, “Gjilani Bike” si aktiviteti i vitit dhe “Rotaract Club Anamorava”, si organizata më aktive.
Kryetari Haziri, pasi i uroj ata për mirënjohjet, tha se e ka pasur të vështirë të përzgjedh më të suksesshmit e rinisë, pasi theksoi se ka pasur një konkurrencë të jashtëzakonshme.
Haziri ka shfaqur zotimin se për vitin e ardhshëm buxheti për rininë do të dyfishohet, për të shtuar se bursat për nxënësit dhe studentët e ekselencës do të vazhdojnë të ndahen nga ana e Komunës së Gjilanit.