Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Kadri Bislimi, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bislimi, e përmes tyre të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe kolegëve të tij me të cilët ai ka punuar gjithmonë.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Bislimi, kolegë të profesorit, nxënës dhe personel arsimor që jeni njohur me profesorin, ju shpreh ngushëllimet më të sinçerta për humbjen e një njeriu me vyrtyte të larta.
Emri i Kadri Bislimit gjithmonë do të mbetet i freskët në kujtimet tona, sepse ai pas vetes ka lënë një përkushtim dhe përvojë të jashtzakonshme në fushën e arsimit në përgjithësi, që me pedantëri si gjithmonë ka lënë shembull të një profesori të veçantë.
Atë e gjejmë aktiv dhe shumë të vendosur që nga vitit e ’80, kur edhe ka nisur angazhimin e tij permanent në arsim me një vendosmëri të lartë, në rrugën kombetare dhe intelektuale poashtu.
Familja e profesorit të jeni me durim dhe ta përballoni ndarjen nga më i dashuri juaj dhe njeriu me vlerë të madhe Kadri Bislimi, sepse ai nuk është më në mesin tonë, por gjithmonë do të na përcjell me kujtimet, këshillat dhe mësimet e mira që sygjeronte vazhdimisht.
Në emër të të gjithë qytetarëve të Gjilanit, ju shpreh ngushëllime dhe ju garantojmë që do të jemi me familjen në këtë ndarje të rëndë e me dhembje sigurisht.
Lamtumirë profesor!
Kështu është thënë në telegramin që kryetari Lutfi Haziri ka dërguar në familjen Bislimi.