Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Turqve të Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori turk në Kosovë, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore dhe qytetarë të shumtë.
“Ju uroj 23 Prilin, Ditën së Komunitetit Turk të Kosovës. Komuniteti turk në Gjilan ka rolin e vet konstruktiv dhe punon vazhdimisht në interest ë të gjithë qytetarëve pa dallime. Në ndërtimin dhe zhvillimin e Gjilanit edhe komuniteti turk ka dhënë kontributin e vet të rëndësishëm që nga pjesëmarrja e suksesshme në arsim, shëndetësi dhe biznes. Gjilani është një qytet ku të gjitha komunitetet pa dallim janë të sigurta dhe veprojnë lirshëm dhe për këtë jemi të gjithë së bashku”, ka thënë kryetari Haziri në fjalën e tij.
Edhe ministry Yagcilar dhe ambasadori Sakar, kanë thënë se komuniteti turk duhet të vazhdoj angazhimin maksimal në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës me bashkëpunimin maksimal me institucionet e vendit.
Shënimi i kësaj dite është përcjellur me një program të pasur kulturor-artistik, të përgatitur nga nxënësit e shkollës së fshatit Dobërçan dhe shoqatave turke që veprojnë në Kosovë.