Investime e përmirësime të shumta janë bërë e po bëhen në fushën e arsimit, derisa kjo sferë mbetet prioritet edhe në të ardhmen për krijimin e kushteve moderne për mësim.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se arsimi do të vazhdojë të mbetet në qendër edhe gjatë mandatit tonë të ri.
“Do ta bëjmë mësimin tërëditor realitet në dy shkollat e para që do të funksionojnë vetëm në një ndërrim”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se me Kuzhinën Qendrore, për ushqim të shëndetshëm për nxënësit, 4 çerdhe të reja, 2 në qytet dhe 2 në fshatra.
Kryetari, tha se do të ketë laboratorë modernë në çdo shkollë dhe arsim dual për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës
“Ky është vizioni ynë për Gjilanin e dijes dhe të së ardhmes”, tha Alban Hyseni.










