Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur takim me këshillin e prindërve, të cilët sëbashku kanë marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit.
Hyseni ka thënë se ndalimi i saj është për shkak se gjatë ekskursioneve po konsumohen lëndë narkotike, pije alkoholike dhe raste të ndryshme si dukuri negative.
Postimi i plotë:
Në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës, kemi marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit.
Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve.
Do të shohim alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!