Janë duke u zhvilluar punimet në autostradën Gjilan – Prishtinë.
Sot gjatë ditës në inspektim të punimeve ishin ministri Aliu, zëvendësministri Durmishi dhe kryetari Hyseni.
Për vitin 2023, Qeveria e Kosovës, ka ndarë 27 milion €uro, për autostradën Gjilan-Prishtinë.
Kryetari Hyseni, përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se me punë dhe angazhim të përbashkët, po i’a rikthejmë Gjilanit vëmendjen e merituar shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
Punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc, i inspektuam bashkë me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendësministrin, Hysen Durmishi.
Rreth 27 milionë euro të ndara për autostradën e Gjilanit për vitin 2023 nga MMPHI dhe 3.2 milionë euro në total për zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc, do të shtyejmë përpara këto dy projekte, me përfundimin e të cilave do të krijohet infrastrukturë moderne dhe do të lehtësohet dukshëm jetesa e banorëve të Gjilanit dhe komunave përreth.
Me punë e angazhim të përbashkët mes nivelit lokal-qendror, po ia rikthejmë Gjilanit vëmendjen e merituar!