Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar nga organet kompetente të komunës, që shumën maksimale që ka të drejt ta ndaj ai, të i’a transferoj Drinor Gashit për shërim.
Hyseni ka apeluar qytetarët, të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Drinorin.
Shkrimi i plotë:
Me të marrë lajmin për rastin e të riut nga Qyteti i Gjilanit, Drinor Gashi, i cili pas një sëmundje të rëndë u detyrua që për shërim të udhëtojë në shtetin e Turqisë. Kemi kontaktuar menjëherë organet kompetente në Komunën e Gjilanit, për të realizuar transferin maksimal të lejuar me ligj nga Zyra e Kryetarit.
Bëjmë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Drinorin. Më poshtë po e shënojmë edhe numrin e xhirollogarisë bankare të cilën e kanë publikuar familja Gashi.
BKT: 1920004242031191
IBAN: XK05 1920004242031191
SWIFT : NCBACKPR