Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës Libur Aliun bashkë me zv.ministrin Hysen Durmishin shkruan Radio Star.
Në këtë takim është nënshkruan memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore në qytetin e Gjilanit, e cila ka vlerën e 400.000 eurove.
Shkrimi i plotë:
E filluam me Komunën e Prishtinës për të vazhduar më tej me komunat tjera…
Sot në 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧, me kryetarin Alban Hyseni, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën e Gjilanit me 400,000€.
Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore për projektet si më poshtë:
🔹Ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetitit;
🔹Investimet në qarkoren ekzistuese të qytetit;
🔹Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Ranatoc – Kokaj;
🔹Ndërtimi i Rrugës Nekibe Kelmendi – Gjilan;
🔹Ndërtimi i rrugës Fidanishte 2 – Gjilan; dhe
🔹Ndërtimin e rrugëve lidhëse në Livoq dhe Cernicë – Gjilan.