Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, vizituan Pikë Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë, i cili është njëri nga PKK-të kryesore.
I pari i Gjilanit, tha se bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlë, e përmbyllën ditën në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku takuam zyrtarë policorë.
“Nga ta u informuam për përgatitjet e ndërmarra për menaxhimin e fluksit të mërgimtarëve.
Mërgimtarë, mirë se vini në shtëpitë tuaja”, tha kryetari Alban Hyseni.
Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, tha se bashkë me kryetarin e Gjilanit Alban Hysenin e përmbyllën ditën me një vizitë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

“Bashkëbiseduam me zyrtarë policorë dhe u njoftuam mbi përgatitjet e nevojshme me rastin e rritjes së fluksit me ardhjen e mërgatës. Patëm kënaqësinë të takojmë edhe mërgimtarë që sapo arritën në Kosovë. Mirë se vini në atdhe, tha Xhelal Sveçla

