Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vlerësuar lartë sukseset e karateisteve Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu, medaliste në Botërorin e Karatesë
Ai ka thënë se tri karateistet nga Gjilani, kanë shkruar historinë duke u bërë të parat në vendin tonë që fitojnë medale në kampionat botëror.
“Medale e Bronztë për Kosovën nga vajzat tona, falë suksesit të tyre dhe angazhimit të pandërprerë nga trajneri i tyre, Alban Beqiri. Vashat si to, janë krenaria e vendit dhe e qytetit! Urime ekipit dhe gjithë Kosovës”, është shprehur kryetari Hyseni.