Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka ftuar bashkatdhetarët në një takim.
Në njoftimin e tij thuhet se takimi do të mbahet me 30 dhjetor nga ora 14:00 në zyrën e tij.
Shkrimi i plotë
Të dashur bashkatdhetarë,
Ju jeni një nga faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, e në veçanti qytetit të Gjilanit.
Kam kënaqësinë të bashkëbisedojmë, diskutojmë e të ndajmë mendime e përvoja në një takim të përbashkët.