Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë vizitës së tij të parë në Gjermani, ka takuar nënkryetaren e komunës së Ingolstadt, Dr. Dorothea Deneke – Stoll.
Hyseni ka thënë se janë dakorduar që të bashkëpunojn dhe të thellojn të ardhmen me aktivitete të koordinuara e të përbashkëta.
Shkrimi i plotë:
Gjatë vizitës sime të parë në Gjermani, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjilanit pata kënaqësinë të takoj nënkryetaren e komunës së Ingolstadt, Dr. Dorothea Deneke – Stoll. 🇩🇪
Në takim biseduam për mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes dy komunave tona, me theks të veçantë në fushën e mirëmbajtjes së mjedisit.
U dakorduam që bashkëpunimin ta thellojmë në të ardhmen me aktivitete të koordinuara e të përbashkëta.