By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kryetari Hyseni: Gjysmë maratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ – një organizim unik në nderim të heroit
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kryetari Hyseni: Gjysmë maratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ – një organizim unik në nderim të heroit

Përditësimi i fundit: November 9, 2022 4:51 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në Gjilan është hapur gjysmë maratona ‘Gjilani 2022’ e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar Agim Ramadani, aktivitet ky i mbështetur nga Komuna e Gjilanit, Federata e Atletikës e Kosovës, familja dhe donatorët, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili e ka përshëndetur këtë aktivitet sportiv.

- Advertisement -

Për ne është gjithmonë kënaqësi e veçantë që të përkrahim sportin, në këtë rast edhe organizimin e kësaj gjysmë maratone, që është një prej organizimeve të rralla në qytetin tonë, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai është shprehur i bindur se në këtë gjysmë maratonë do të ketë shumë garues, ndërkohë që nuk e ka fshehur dëshirën që edhe vetë të vraponte, sikur shtegu të ishte më i shkurtër.

‘Me qejf kisha marrë pjesë edhe unë në këtë vrapim, por me gjasë është shteg më i gjatë se sa që mundem me përballua, por po shpresoj se ka me pas shumë pjesëmarrës në këtë garë që mbahet në nderim të heroit tonë kombëtar Agim Ramadani, por edhe për shkak se është një organizim unik”, ka thënë kryetari Hyseni, në konferencën për media me rastin e hapjes së gjysmë maratonës.

Kryetari Hyseni premtoi se përkrahjen e Komunës në organizime të tilla do ta ketë secili dhe secila që është aktiv dhe është i gatshëm të bëjë aktivitete të tilla

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani tha se shpreson që kjo garë të bëhet tradicionale dhe të jetë sa më madhështore, me pjesëmarrje nga gjithë Ballkani dhe më tutje.

Mesazhet e tyre për garën i kanë përcjellje edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, përfaqësuesi i FSK-së, nënkryetari i Federatës së Sportit Universitar, Flamur Hyseni si dhe përfaqësuesi i familjes, Muhamet Ajrullahu.

Në emër të organizatorit, profesori Afrim Selimi ka thënë se gjysmë maratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ nis nga shtatorja e heroit në Gjilan dhe përshkon rrugën deri në Zhegër, vendlindjen e Agimit dhe anasjelltas.

Pjesëmarrësit do të jenë nga të gjitha trojet shqiptare. Ata do të vijnë në Gjilan për të nderuar veprën e Agim Ramadanit, në gjysmë maratonën që zhvillohet të dielën nga ora 11:00.

Gara do të organizohet në dy kategori, për meshkuj dhe femra, në 5 disiplina sportive.

Faton Bislimi, zotohet se do të angazhohet për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën
Arbër Ismajli: Pushteti refuzoi një projekt 700 mijë euro për qendrën e qenve endacak, ne do ta realizojmë me transparencë dhe përkushtim
Zemaj: Shpallja e pavlefshme e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, lajm jo i mirë dhe dekurajues
Haziri ndihet krenar me sukseset e alpinistet gjilanase, Uta Ibrahimi
Hyn në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovë
Artikulli i mëparshëm KMDLNJ thotë se Hysni Gucati është në gjendje jo të mirë shëndetësore
Artikulli tjetër Drejtoresha e Shëndetësis, Aurorë Osmani, viziton Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare në Gjilan

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.