Kryetari Alban Hyseni këtë të premte pret bashkatdhetarët në zyrën e tij
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, këtë të premte do të pres bashkatdhetarët në zyrën e tij. Është kjo hera e parë që kryetari i ri i Gjilanit i pret në zyrën e tij bashkatdhetarët me punë të përkohshme jashtë Kosovës, të cilët në numër të madh janë kthyer në Gjilan.
Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur edhe orarin se kur bashkatdhetarët mund të takohen me të. Kështu ata do të priten në zyrën e kryetarit këtë të premte nga orë 09:00 deri në orën 12:00.
Të nderuar bashkatdhetarë!
Jam i nderuar të ju pres në Zyren e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, të Premtën e datës 31 Dhjetor 2021, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 12:00.