Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e përmbytjeve që mund të vijnë si pasojë e reshjeve të dendura që kjo stinë rëndom sjellë.
Ai ka njoftuar se pastrimi i shtretërve të lumenjve dhe përrockave ka nisur dhe po vazhdon nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në pikat më të ndjeshme që paraqesin rrezik permanent për qytetarët.
“Jemi gjithmonë një hap para”, ka thënë kryetari Hyseni.