Kryetari i Komunës së Gjilanit Al;ban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në lagjen Dheu i Bardhë për asfaltimin e rrugës.
I pari i Gjilanit, tha se lagjja Dheu i Bardhë, po transformohet.
“Jemi në zemër të qytetit, në lagjen Dheu i Bardhë, ku ka nisur sanimi i një rruge shumë të frekuentuar e në gjendje të rëndë. Kjo rrugë çon drejt parkut Baja dhe po rregullohet me asfalt të ri, ndërsa aty ku kemi hapësirë publike po vendosim edhe trotuare”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se po punojnë me intensitet të lartë dhe projektin do ta përfundojnë me të njëjtin ritëm.
“Po zgjidhim edhe problemin e ujërave të shiut me kanalizim të ri atmosferik. Rruga është transformim për banorët, më e sigurt, më funksionale dhe më urbane”, tha kryetari Alban Hysnei.