Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë ditës ka vizituar dy policët Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqirin, të cilët mbeten të lënduar në 24 shtatorin e këtij viti në Banjsk, nga një grup terroristësh të udhëhequr nga Milan Radoiqi, ku atë ditë humbi jetën reshteri Afrim Bunjaku.
Hyseni gjatë vizitës së tij, ka ndarë mirënjohje për dy policët në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë gjatë detyrës.
Shkrimi i plotë:
Vizitë në familjet Rashiti dhe Shaqiri, familjet e dy heronjve nga Gjilani, Albanit dhe Çlirimit, të cilëve u shpërndava mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë dhe qëndrimin e palëkundur në mbrojtjen e Republikës së Kosovës. 🇽🇰