By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kryetari Hyseni në nismë të Manifestimi “Flaka e Janarit”: Po i nderojmë të rënët për liri
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kryetari Hyseni në nismë të Manifestimi “Flaka e Janarit”: Po i nderojmë të rënët për liri

Përditësimi i fundit: January 11, 2023 2:40 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe te Lapidarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, që është i 32-ti me radhë, që organizohet në nderimin e të rënëve për liri.

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të rënët për liri përmes vlerave kulturore të këtij manifestimi.

“Po e fillojmë sot manifestimin mbarëkombëtar ‘Flaka e janarit”. Është data 11 janar kur tradicionalisht bëjmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Bashkë me nënkryetaren, drejtorët komunal, deputetë ministra, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e veçanërisht familjarë të dëshmorëve, sot kemi nderuar të rënët për liri”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai shtoi se shpreson dhe uron që ky vit i “Flakës…”, do të shkojë
mbarë e mirë dhe do të përmbushin agjendën e paraparë për edicionin e 32-të të këtij Manifestimi kulturor mbarëkombëtar.

I pranishëm në homazhe ishte edhe Ahmet Isufi, ish komandant i ZOK-ut, i cili ka thënë se sot me nder dhe krenari kujtojmë rënien e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, nismëtarëve të parë të luftës për liri.

“Konsiderojmë se deri atëherë ka qenë një lëvizje e cila ka vazhduar me ngritjen e vetëdijes kombëtare, por Rexha dhe Nuhiu janë të parët që shkrepin armët në Kosovë për të dhënë sinjalin e rreshtimit pastaj edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me emrin e atyre, të gjithë ushtarët e Zonës Operative të Karadakut janë krenuar dhe kanë vazhduar luftën deri në liri. Në shenjë të përkujtimit të tyre, ne duhet të punojmë më shumë për t’i arritur idealet që i kanë synuar Rexha dhe Nuhiu”, ka thënë Isufi.

Përndryshe, agjenda e “Flakës…”, vazhdon me vizita familjeve te heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, për të vazhduar në vizitë të Kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe vizitë në fshatin Bresalc “te Mejtepi” dhe në fshatin Përlepnicë, ku do të shfaqen video dhe ekspozitë fotografike dokumentuese si dhe një program artistik në kujtim të Flakës ndër vite, për të vazhduar me aktivitetet tjera kulturore të “Flakës ..” përgjatë ditës së sotme.

​Kurti ministrave të tij: Jeni zgjedhur për të shërbyer
Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” do të sjell pesë shfaqje në Gjilan
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm
Përgatitja e popullatës së Gjilanit për luftë mbrojtëse kundër Serbisë në vitin 1912
Vjosa Osmani del edhe një herë kundër lëvizjes së kufijve: Jam kategorikisht kundër
Artikulli i mëparshëm IKSHPK bën thirrje për vaksinim dhe bartje të maskës në ambiente të mbyllura
Artikulli tjetër Me ekspozitë fotografish, shfaqjen e dokumentarit dhe programe artistike, kujtohet edicion i parë i “Flakës së Janarit”

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.