Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, për financimin e asfaltimit të rrugës Livoç i Ulët – Livoç i Epërm.
Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit.
Ai ka bërë të ditur se kostoja e mbështetjes për këtë projekt nga ana e MAPL-së është 50 mijë euro.
“Falë bashkëpunimit me nivelin qendror, komuna e Gjilanit po pasurohet edhe me projekte të reja”, ka thënë me këtë rast kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.