Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëfinancimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për projektin ideor “Kult Qendra”.
Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se vlera e këtij memorandumi është 733 mijë euro.
“Gjilanit si qytet i kulturës, gjithmonë i ka munguar një qendër e madhe kulturore me dizajn modern e bashkëkohor. “Kult Qendra” do të jetë vendi i cili do të mbledh të gjithë artdashësit në një vend, për të promovuar artin e tyre në forma unike e duke reflektuar kështu një imazh të ndritshëm të qytetit për shumë vite të ardhshme. Për Gjilanin artdashës!”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.