Kuvendi komunal i Gjilanit, nesër mban Seancë të jashtëzakonshme dhe pika kryesore e kësaj seance do të jetë lokacioni i ri i varrezave të Qytetit.
Kryetari Hyseni, përmes një video në ‘Facebook’, ka kërkuar nga të gjithë asambleistët të votohet ky rend i ditës dhe të përcaktohet lokacioni i ri i varrezave.
Shkrimi i plotë:
THIRRJE KËSHILLTARËVE KOMUNALË TË TË GJITHA PARTIVE POLITIKE 📣
Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një Seance të Jashtëzakonshme për votimin e lokacionit të ri të varrezave të qytetit, u bëj thirrje publike asamblistëve të të gjitha partive politike të KK-Gjilan, të mobilizohen e të votojnë lokacionin e ri, zgjidhje kjo për 100 vitet e ardhshme.
Është koha të veprojmë në të mirë të komunitetit, pa dallime politike!