Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se komuna ka hapur aplikimet për programin e banimit dhe subvencionimin e qirasë, një masë që synon mbështetjen e familjeve në nevojë dhe qytetarëve pa banesë në pronësi.
Të nderuar qytetarë,
Komuna e Gjilanit vazhdon të përmbushë zotimet e saj për politika sociale që mbështesin familjet në nevojë. Sot njoftojmë nisjen e aplikimeve për programin e banimit, subvencionim i qirasë, një hap konkret drejt mbështetjes së qytetarëve që nuk kanë banesë në pronësi dhe ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.
Afati për aplikim është nga 12 deri më 30 janar 2026, dhe aplikimet mund të realizohen në Qendrën për Shërbime me Qytetarë.
Për më shumë detaje, mund të referoheni në këtë link: https://gjilan.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/01/Njoftim-per-aplikim-per-programin-e-bonus-banimit-suvencionimin-e-qirase.pdf?fbclid=IwY2xjawPTEORleHRuA2FlbQIxMABicmlkETF3cllkMlY4amh5d0c5VEphc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpeQJUreOjEV8ZarSF8FEXxD5gTNafdjDgDdPwazeuYKkcbyu2ljf38HnKq8_aem_yhQslJG7ObrngeDR4euAFw









