Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Hyseni ka thënë se ky është një lajm i mirë për nxënësit dhe stafin arsimor, të cilët së shpejti do të kenë një hapësirë të re dhe të dedikuar për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ky projekt po bëhet realitet falë përkushtimit të qeverisjes sonë në këtë mandat katërvjeçar,” ka deklaruar Hyseni.
Ndërtimi i këtij objekti pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet infrastrukturore për një ndër shkollat më të rëndësishme profesionale në qytet.