Së bashku me drejtorin teknik të UnikosProject, z.Arbër Shita, organin mbikqyrës të projektit, z.Xhafer Xhelili dhe menaxherin e projektit, z.Fadil Sherifi, diskutuam sot rreth procesit dhe dokumentacionit të projektit “Rikonstruimi i Stadiumit të Qytetit – Gjilan”.
Filloi si projekt në vitin 2017, për të përfunduar si stadium në fund të vitit 2020, por stadiumi i qytetit në Gjilan është ende pa përfunduar. Si rrjedhojë e disa ndryshimeve, rekomanduam hartimin e dokumentacionit i cili do të jetë bazë për ekzekutimin e punimeve edhe rinkonstruimit të tij.
Punimet në pjesën perëndimore të stadiumit, priten të fillohen me intesitet të shtuar sapo kushtet atmosferike të jenë më të përshtatshme, ashtu që Intelektualët dhe Skifterat të mund të shikojnë klubet e tyre të zemrës në tribuna.