Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se për herë të parë në qytetarët vendosën se ku duan të investojnë mjetet e ndara nga Komuna.
Ai ka nënvizuar se bashkërisht, ndërtojmë një qytet më të mirë për të gjithë.
“Me transparencë të plotë e gjithëpërfshirje, organizuam dëgjime buxhetore me gratë, të rinjtë dhe banorët e fshatit Zhegër, Miresh e Bresalc, ku banorët vetëpropozuan dhe më pas votuan projektet prioritare për komunitetin dhe lokalitetet e tyre”, është shprehur kreu i Komunës së Gjilanit.