Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur krenarinë e tij për fitoren e ekipit të Dritës në Superkupën e Kosovës, pas ndeshjes së zhvilluar në Gjilan kundër Prishtinës.
Hyseni ka vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të skuadrës dhe ka uruar lojtarët, stafin dhe gjithë qytetin për këtë sukses të rëndësishëm, duke theksuar se ekipi vazhdon ta bëjë Gjilanin krenar.
Statusi i plotë:
SUPERKUPA në Gjilan 🏆
Jashtëzakonisht krenar me rezultatin e jashtëzakonshëm të ekipit tonë, që sot fituan Superkupën e Kosovës.
Urime gjithë ekipit dhe gjithë Gjilanit. Faleminderit që na bëni vazhdimisht krenarë! 🤍💙

