Koncertin e muzikës popullore ‘Fest Flaka’ (salla e Teatrit, ora 17:00), sonte në Gjilan përmbyllet manifestimi kulturor ‘Flaka e Janarit 2022’, që për tre javë rresht e ktheu qytetin e Anamoravës në një kryeqendër të kulturës kombëtare.
Kryetari Hyseni, sot në zyren e tij ka pritur në takim artistin, shefin e departamentit në Universitetin e Arteve në Tiranë, z. Kastriot Tusha, dhe artistë të tjerë të Festivalit të Këngës Popullore Shqipe, “Fest Flaka”.
Shkrimi i plotë:
Mirëprita në takim artistin, shefin e departamentit në Universitetin e Arteve në Tiranë, z. Kastriot Tusha, dhe artistë të tjerë të Festivalit të Këngës Popullore Shqipe, “Fest Flaka”, aktivitet në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”.
Ndihem i lumtur që një manifestim i tillë që na përkujton ditë të vështira, përcjell mesazh të fuqishëm, duke mbledhur artistë nga të gjitha trevat shqiptare,
me qëllim të nderimit të heronjve dhe të rënëve tanë.