Pas shpalljes kampion të Superligës së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim mirënjohje dhe falënderimi vajzat e klubit të pingpongut Drita dhe kryetarin e këtij klubi, Skënder Zeqiri.
Kryetari Hyseni ka thënë se vajzat e klubit na bëjnë krenarë çdo ditë.
“Gjilani shquhet për sportin, e ne do të vazhdojmë të rrisim përkrahjen financiare për sportistët e qytetit, e të cilët nuk janë pak”, ka theksuar ai.
Ndryshe, klubi i pingpongut Drita janë shpallur kampion i Superligës për herë të gjashtë radhazi.