Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga kryetari Alban Hyseni.
Kryetari Hyseni dhe ambasadori Mazanek, diskutuan për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Pritëm në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mozanek, të cilin e informova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe Bujqësisë”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se biseduan gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë. Për miqësinë mes vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek. shprehu gatishmërinë për rritjen bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave.