By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kryetari Hyseni priti në takim presidentin Begaj, flasin për projekte të përbashkëta
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kryetari Hyseni priti në takim presidentin Begaj, flasin për projekte të përbashkëta

Përditësimi i fundit: April 11, 2025 8:54 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal Kushtrim Kadriun kanë prit në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku kanë diskutuar për projektet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri dhe gjendjen politike në të dyja vendet.

- Advertisement -

Më pas Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u shpall “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të mirëpresim në Gjilan, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Pas një takimi ku diskutuam për projektet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, gjendjen politike në të dyja vendet, patëm nderin e veçantë të dekorojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi” – një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit falënderoi presidentin për përkushtimin në avancimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se me emocion, mirënjohje dhe përulësi pranoi titullin “Qyetar Nderi” i Gjilanit, të këtij qyteti në rrugët e të cilit ndihet historia, energjia rinore, shpresa për të ardhmen.

“Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e trungut të përbashkët”, tha presidenti Begaj.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Komunal Kushtrim Kadriu, tha se Gjilani ka qenë gjithmonë një komunë që ka nderuar dhe respektuar rolin e madh të Republikës së Shqipërisë në çlirimin dhe ndërtimin e vendit tonë. Presidenti Begaj ka dhënë një kontribut të çmuar në këtë proces dhe ky nderim është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme.

Gentrit Murseli, këshilltar nga LDK-ja tha se “Zoti i bekoftë të gjithë ata që vendosin një gur në kalanë e pathyeshme të kombit tonë. Shpallëm Qytetar Nderi të Gjilanit Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij z. Bajram Begaj.

Bujar Nevzati, këshillat nga PDK-ja, tha se është nder të kemi mes nesh, siç është nder për Gjilanin dhe gjithë qytetarët që tani e tutje të të kemi Qytetar Nderi.

Nazim Gaguica nga AAkK-ja tha se të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë e thellë për nderimin që po i bëjmë një figure të lartë shtetërore, Presidentit të Shqipërisë, z. Bajram Begaj, duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit.

Më pas janë bërë edhe homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Deri sa presidenti edhe sot do të jetë në Gjilan.

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj
KKSB u bënë thirrje qytetarëve të festojnë pa armë e pa mjete piroteknike
Këshilla psikologjike në kohë pandemie – ky grup psikologesh ua ofron falas këtë mundësi
Kush po e pengon heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë?
Vetura goditet me predhë, ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë!
Artikulli i mëparshëm 26 vjet nga rënia e Agim Ramadanit – hartuesit të planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar
Artikulli tjetër ZRRE s’tregon, raportohet se çmimi i rrymës është shtrenjtuar deri në 16 për qind

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.