Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar ndaj ushtrimeve ushtarake serbe, përreth brezit kufitar Kosovë-Serbi, përkatësish në fshatrat shqiptare Breznicë, Muhoc e tjera (afër Karaçevës).
I pari i Gjilanit, theksoi se stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të komunës tonë, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët tanë.
“Prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Alban Hyseni.
Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin e tij të thellë për këto zhvillime dhe kërkon nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
“Qytetarët tanë meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të angazhohemi fuqishëm për mbrojtjen e interesit të tyre, tha kryetari Alban Hyseni.

