Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna ka shënuar rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë.
Kryetari Hyseni është shprehur se bazuar në matjen e realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Gjilani ka shënuar rritje të transparencës për tre pikë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Gjilani shënon rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë. Qeverisja transparente ishte edhe zotim i yni. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi ngritje për 3 pikë bazuar në matjet e realizuara për 38 komuna të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe organizatat jo qeveritare. Pak nga pak, po përmbushim zotimet #Transparencë, #Ndershmëri e #Profesionalizëm”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Raporti i plotë nga KDI:
https://kdi-kosova.org/publikimet/transparometri-komunal-pasqyra-e-gjashtemujorit-te-pare-per-38-komunat-e-republikes-se-kosoves/?fbclid=IwAR3-iML3KVvr4FvD8GT4WS9O8_yRBzCODumA-sE_osObIV7jJrChKrr0Hqk