Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Shkolla e re e Mjekësisë po merr formë.
“Pllaka e parë e betonit është vendosur dhe punimet po vazhdojnë me ritëm të shpejtë”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit theksoi se pas saj, nis ndërtimi i katit të dytë të objektit.
“Gjilani shumë shpejt do të ketë një hapësirë moderne për arsimin e mjekëve të së ardhmes – një investim i munguar që do të kontribuojë në përgatitjen e profesionistëve të shëndetit për gjithë vendin”, tha kryetari Alban Hyseni.
https://www.facebook.com/share/r/1Ap2aXsBqi/