Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë certifikata për komunitetin rom për përfundimin me sukses të kursit të gjuhës shqipe.
Kërkesa për kurs të gjuhës shqipe është iniciuar nga Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe Vebi Ramadanit nga Zyra për Komunitete dhe Kthim.
Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, pasi ka përgëzuar nxënësit e komunitetit rom për përfundimin me sukses të këtij kursi, ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen në këtë aspekt, derisa tha se kjo është hera e parë që në Gjilan organizohet një kurs tillë.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës Regjionale të OSBE-së, Igli Totozani, i cili e ka falënderuar kryetarin Hyseni për gatishmërinë e Komunës për bashkëpunim dhe mundësitë që po u ofrohen komunitetit rom.