Ka përfunduar renovimi i ndërtesës më të lartë në qytet e cila njihet si soliteri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se soliteri – ikona e qytetit ka marrë pamjen që meriton.
“Sikurse ky objekt, do t’i rinovojmë dhe mirëmbajmë edhe të gjitha banesat kolektive, që të jenë në gjendje të denjë për banorët tanë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit. tha se qyteti ynë ka nevojë për pamje të re, e banorët për hapësira të dinjitetshme për të jetuar.










