Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot gjatë ditës ka pritur në takim residenten e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, znj.Brikena Qama dhe përfaqësues të tjerë.
Hyseni përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se janë shumë mundësi dhe fusha ku diaspora shqiptare në botë mund ta ndihmojë vendin.
Komunikata e plotë:
Pata kënaqesinë të mirëpres sot në takim Presidenten e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, znj.Brikena Qama dhe përfaqësues të tjerë.
Janë shumë mundësi dhe fusha ku diaspora shqiptare në botë mund ta ndihmojë vendin.
Tek ta gjeta gatishmerinë për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve të Komunës sonë.