Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim me Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci shkruan Radio Star.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth nivelit për bashkëpunimin e deritanishëm.
Shkrimi i plotë:
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot prita në takim, Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.
Me Kryetarin Hyseni, ndër të tjera, diskutuam, nivelin e bashkëpunimit të deritanishëm, duke vlerësuar nevojën për intensifikim të mëtejmë në fushat e interesit të përgjithshëm, me theks të veçantë në fushën e emergjencave dhe projekteve infrastrukturore me rëndësi jetike për qytetarët.
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të pushtetit lokal dhe atij qendror është i vazhdueshëm dhe në shërbim të përmirësimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.