Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, (KOSTT), ku është pritur nga kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT, Gëzim Tosuni, dhe me U.D. kryeshefin ekzekutiv, Shaban Nezirin,
Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e sektorit të energjisë dhe planifikimet për fuqizimin e rrjetit të transmetimit në zonën e rajonit të Gjilanit. Po ashtu është biseduar edhe lidhur me forcimin e bashkëpunimit institucional në mes Komunës s ë Gjilanit dhe KOSTT-it
Kryetari Alban Hyseni, ka falënderuar udhëheqësit e KOSTT-it për bashkëpunimin e mirë që kanë me Komunën e Gjilanit, duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit.
I pari i Gjilanit, tregoi e kanë biseduar lidhur me nevojat dhe kapacitetet e ardhshme të rrjetit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të zonës së Gjilanit.
Po ashtu është folur edhe për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si dhe adresimin e kërkesave të reja për furnizim me energji elektrike, përfshirë edhe Projektin e Parkut të Biznesit në Gjilan, i planifikuar si zonë ekonomike me rëndësi për rajonin e Gjilanit.










