Gjatë vizitës në Turqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar edhe kryetarin e Komunës Yıldırımit, Okay Yilmaz.
Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e arsimit dhe të industrisë.
I pari i Gjilanit tregoi, se përgjatë vizitës në Turqi zhvilloi një takim të frytshëm me kryetarin e Komunës Yıldırım, Okay Yilmaz.
“Bashkë diskutuam për projektet e realizuara në fushën e arsimit dhe për rëndësinë e tyre tek qytetarët tanë”, tha Albann Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se u dakorduan që ta zgjerojnë bashkëpunimin edhe më tej, veçanërisht në fushën e arsimit dhe të industrisë, duke synuar projekte të reja.

