Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë vizituar punimet në shtrirjen e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugën “Shyt Mareci”, në lagjen Dheu i Bardhë.
Kryetari Hyseni ka thënë se ky projekt po realizohet pas kërkesave të banorëve të kësaj lagjeje.
“Punimet i përcollëm edhe nga afër, për tu siguruar për cilësi dhe mbarëvajtje të këtij projekti i cili do të ndikoj në rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit.