Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është duke realizuar një vizitë në shtetin e Iowa në ShBA shkraun Radio Star.
Hyseni përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se në vizitën e tij të parë, ishte i shoqëruar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe nga disa kryetarë të Komunave.
Shkrimi i plotë:
IOWA, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸
Në kuadër të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar mes Komunave të Kosovës🇽🇰 dhe qyteteve të IOWA, realizuam vizitën e parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës🇺🇸 së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe kolegët Kryetarë të komunave.
Vizitën në IOWA e filluam duke u pritur në takim nga Sekretari i Shtetit z. Paul Pete, për të vazhduar më vonë me vizita në qytetet e tjera, përfshirë qytetin Sioux me të cilën komuna e Gjilanit ka binjakëzim.
Në Këshillin e Qytetit të Sioux u prita në takim nga Nënkryetari z. Dan Moore dhe anëtarët e tjerë, ku bashkërisht vizituam Muzeun e Qytetit, Qendrën e Arteve🎨, Qendrën e Karrierës e Stacionin Policor👮♀️, duke e përmbyllur ditën me konferencë për media.
Takova studentë dhe përfaqësues të shoqërive të ndryshme, diskutuam si dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona, veçmas në fushën e arsimit📚 ku i shqyrtuam dhe mundësitë për shkëmbimin e nxënësve duke ofruar mundësi të ndryshme të rinjve tanë.
Falënderues dhe mirënjohës për mikpritjen dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona.