Kryetari i AAK-së në Gjilan Nazim Gagica, në emër të të gjithë strukturës së Degës së Aleancës në Gjilan, të gjithë besimtarëve muslimanë i uron festën e Kurban e Bajramit, duke i dëshiruar paqe dhe harmoni në familjet e tyre.
Ky është postimi nga Kryetari i AAK-së në Gjilan:
Sot, bashkë me strukturat e AAK-së në Gjilan, me rastin e Bajramit të Kurbanit vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
I uruam Bajramin kreut të KBI-së në Gjilan, Naim Aliu me bashkëpunëtorë dhe imamë nga Xhamitë e Gjilanit.
Shqiptarët janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës ndërfetare, vlerë kjo e përcjellur brez pas brezi. Ne do t’i ruajmë këto vlera e t’i përcjellim tek brezat e rinjë.
Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi të sinqertë, me besim në Zot e duke menduar për të ardhmen.
Shumë urime e pritshmi bashkë edhe shumë bajramë të tjerë!