Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.
Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit. Myftiu Tërnava me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për gatishmërinë e kryetarit Hyseni për një bashkëpunim të mirëfilltë me Këshillin e BI-së së Gjilanit. Ai tha se vetëm duke punuar së bashku mund t’ia arrijmë t’i realizojmë projektet që janë për të mirën e besimtarëve dhe qytetarëve në përgjithësi.
Nga ana e tij, kryetari Hyseni, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke vlerësuar kështu angazhimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për të bashkëpunuar dhe bashkëvepruar me Komunën e Gjilanit.