Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka shkruar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.
Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë
Ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.
Recetë unike për të përmirësuar fuqinë tuaj mashkullore
“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Arifi.
Ndryshe, edhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, e ka telefonuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifin, për t’i kërkuar që ta heq masën për parandalimin e Covidit, me të cilën atyre që hyjnë nga jashtë në Kosovë, u kërkohen dëshmi se janë vaksinuar me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit.