Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, po vazhdon me agjendën intensive të aktiviteteve në teren, duke takuar strukturat e saj nëpër nëndegë për të shtuar edhe më tej aktivitetin politik.
Gjatë takime që po realizon me struktura, kryetari i degës z.Zenun Pajaziti, ka thënë me bindje se strukturat e PDK-së nëpër nëndegë kanë një disponim të shtuar dhe intesim të arsyeshëm në përmbushjen e detyrave dhe marrjen e përgjegjësive për realizimin e synimeve dhe objektivave të degës së PDK-së në Gjilan.
Në takimet që janë mbajtur në nëndegët (V, IX, XIV, XV, XVI, XVIII, dhe atë të Bresalcit e Mireshit), nga strukturat e këtyre nëndegëve shpërshfaqet entuziazmi dhe vullneti për angazhim për ta kthyer PDK-në si forcën e parë politike në Gjilan. Unanimisht është theksuar se fitorja e PDK-së në Gjilan është e pashmangshme dhe nuk ka alternativë tjetër për Gjilanin, të cilën edhe qytetarët e shohin si të domosdoshme.
Sipas agjendës së kryetarit të degës z.Zenun Pajaziti, takimet me strukturat e nëndegëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha nëndegët ku PDK në Gjilan, ka shtrirjen e saj.
Zyra e Informimit