Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe humanistit, Mustafë Shala, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qedror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shala.
E nderuar familje Shala,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, humanistit e afaristit të njohur të qytetit tonë, Mustafë Shala.
Një njeri i mirë i qytetit tonë na la, por vepra e tij e madhe do kujtohet ndër breza.
Në këto momente të rënda për familjen, ju lus të gjeni forcën ta përballoni këtë dhimbje, të cilën e bashkëndjejmë me ju, thuhet në telegram.