Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, pas formimit të qeverisë së re nën udhëheqjen e Albin Kurtit, pati disa fjalë për ta.
Kllokoqi tha se qevera e re e ka marrë shtetin në dorë në situatën më të rëndë të shëndetit publik dhe të ekonomisë.
Ai tha se nuk duan t’i ngarkojnë me zhurma e protesta por shprehu dëshirën që lajmet për masat e reja të bëhen në bashkëpunim me të, e jo t’i marrin vesh përmes mediave.
“Si Kryetar i Shoqates se Gastronomve te Kosoves, Kryeministrit dhe Qeverise se re i uroj suksese dhe pune te mbare.
Qeveria e re e ka marre shtetin ne dore ne situaten me te rende te shendetit publik dhe ekonomise.
Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta.
Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojme.
Po shpresojme qe lajmet mos t’i marrim vesh nepermjet mediave, po ashtu siç na eshte premtuar nga vete subjekti qe tanime ka filluar qeverisjen, qe te ulemi se bashku, te bisedojme, dhe vendosim per te ardhmen.
Vetem bashkarisht mund te kalojme krizat e shendetit publik dhe shendetit ekonomik!”, shkroi ai.